Infektuar: 10419|Shëruar: 6048|Vdekur: 341

Në Bosnje e Hercegovinë regjistrohen 231 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Bosnje dhe Hercegovinë janë regjistruar 231 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga 444 mostra të testuara, 162 prej tyre kanë dalë pozitive me koronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik i Bosnjë e Hercegovinsë ka bërë të ditur se katër persona vdekur, një grua nga Graçanica dhe tre burra nga Sarajeva.

Ndërsa, që nga sot (1 gusht) 3,571 persona janë shëruar në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës.

Në Republikën Serbe të Bosnje e Hercegovinës janë testuat 522 mostra, nga të cilat 69 rezultuan pozitive me COVID-19, si dhe katër vdekje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik i Republikës Serbe ka njoftuar se deri më tani 4,911 raste janë të konfirmuara në Republikën Serbe dhe 173 persona kanë vdekur nga koronavirusi. /

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001