Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

Ndryshimi i mënyrës së jetesës është një armë kundër Alzheimer

Ndryshimet në mënyrën e jetesës mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës për ata mbi 65 vjeç, që kanë simptomat e para të Alzheimer-it, sipas një hulumtimi nga Universiteti Kombëtar Australian.

Në një artikull të botuar në “Journal of the American Geriatric Society”, studiuesit përshkruan punën e tyre që u përqëndrua në ndryshimet e mënyrës së jetesës, për një semestër të plotë, të 119 personave.

“Personat, të cilët raportuan se kishin rënie konjitive ose simptoma të lehta në lidhje me sëmundjen Alzheimer, qenë në gjendje ta zmbrapsin atë falë ndryshimeve në mënyrën e jetesës, me ushtrime, një dietë të shëndetshme dhe stërvitje të trurit”, shpjegoi Mitchell McMaster, studiuesi i cili konceptoi programin dhe ndoqi studimin.

Shkencëtarët theksuan se ky studim konfirmoi faktin se, duke bërë disa ndryshime pozitive në mënyrën e jetesës, mund të zvogëlohet rreziku i demencës tek ata që tashmë vuajnë nga rënia konjitive.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001