Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Ndihma që Kosova ia kërkoi Facebook-ut

Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar informacione nga kompania Facebook për llogari të qytetarëve të Kosovës, kryesisht në kuadër të hetimeve për vepra penale.

Nga janari i vitit 2013 e deri në muajin maj 2021, Kosova ka kërkuar plot 228 herë ndihmë nga Facebook-u.

Njëzet kërkesa për qasje në informacione të llogarive, janë dërguar vetëm në pjesën e parë të këtij viti, kurse 48 janë dërguar më 2020.

Facebook-u ka raportuar se afër 50 për qind e kërkesave janë refuzuar.

Kompania shpjegon se në shumicën e rasteve, zyrtarët qeveritarë bëjnë kërkesat për të dhëna që lidhen me përdoruesit.

“Në shumë prej këtyre rasteve, këto kërkesa të qeverisë kërkojnë informacione bazë të përdoruesit, siç janë emri, data e regjistrimit dhe kohëzgjatja e shërbimit. Përmes kërkesave të tjera gjithashtu mund të kërkohen IP adresat, kyqjet apo përmbajtja e llogarisë”, thuhet në një sqarim të Facebook-ut.

Gjatë vitit 2020, në total Facebook bënë të ditur se ka pranuar 364,605 kërkesa për qasje në informacione nga institucionet e ndryshme të botës.

Facebook-u rrit bashkëpunimin me shtetet

Arbër Bakija është inxhinier softuerësh dhe njohës i platformave sociale.

Ai thotë se prej vitesh Facebook-u ka krijuar një qasje të re sa i takon bashkëpunimit me shtetet e ndryshme në luftimin e krimit të organizuar, si dhe luftimin e terrorizimit.

“Facebook-u ka me miliarda përdorues dhe nuk mund t’i kontrollojë të gjithë dhe çfarë ndodh është se secili shtet, në një mënyrë apo tjetër, problematikat e veta që mund t’i dijë nëse dikush po prodhon lajme të rreme ose po promovon terrorizëm, apo siç ka qenë më parë ku organizoheshin thirrje për të shkuar në luftë në Siri dhe Irak, në njëfarë mënyre, shtetet janë duke i ndihmuar Facebook-ut që ta rregullojë këtë problem”, thotë Bakija.

Bashkëpunimi me Facebook-un ka ndikuar që të kontrollohet më shumë përmbajtja që qarkullon në Facebook, thotë Bakija.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001