Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

Naser Ramadani thotë se ishin 10 të vdekur në 24 orët e fundit, njoftimi i IKSHPK’së 9

Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani në konferencën e mbajtur për media mbi të dhënat e 24 orëshit të fundit me Covid-19 ka thënë se kanë vdekur 10 persona nga koronavirusi duke e çuar numrin në 237, por njoftimi i Institutit të cilin e drejton thotë se janë 9 persona të vdekur.

Ramadani para mediave tha se janë gjithsej 237 raste të vdekjes nga Covid-19 në 24 orë, përderisa dje numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte 227.

Por njoftimi i IKSHPK’së në Facebook, thotë ndryshe, aty numri i të vdekurve nga Covid-19 është 9 pasi numri i total është 236 raste të vdekjeve.

Numri i rasteve të vdekjes datë 31 korrik 2020
Numri i rasteve të vdekjes datë 1 gusht 2020

Sipas IKSHPK’së gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588./

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001