Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

Muriqi me shokë e përjetojnë tmerrin në aeroplanin e ri privat të Lazios

Vedat Muriqi me bashkëlojtarë e kanë përjetuar tmerrin në udhëtimin e parë me aeroplanin e ri të Lazios të shtunën.

Lazio e bleu një aeroplan të ri privat për skuadrën e vet gjatë kësa jave, por prapëseprapë iu desh të kthehej nga Crotone me fluturim të rregullt, sipas mediave italiane.

Skuadra e Lazios udhëtoi drejt Crotones në aeroplanin e ri por ishte një fluturim për t’u harruar në Boeing 737 të tyre.

Gazeta dello Sport raporton se kushtet e këqija atmosferike përreth Crotones dhe Kalabrisë kanë ndikuar në fluturimin e Lazios drejt Kalabrisë.

“Mbërritim plot frikë, përvec Igli Tarës, Francesco Acerbit dhe Marco Parolos”, ka thënë Ciro Immobile pas ndeshjes me Crotonën.

“Parolo është plotësisht i çmendur, ai argëtohet në aeroplan sikur është në luhatëse. Kur mbërritëm i pyeta shokët pse nuk më kishin bërë video, mbase sepse as ata nuk ia kaluan aspak mirë”, tregoi ai.

Edhe kthimi nga Crotone ka qenë problematik.

Për shkak të motit, aeroporti i Crotonës ishte mbyllur dhe Lazios iu desh të udhëtonte me autobus deri në Lamezia Terme dhe pastaj të kthehej në Romë me fluturim të rregullt.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001