Infektuar: 10059|Shëruar: 5792|Vdekur: 316

Murati: Korrigjimi i kufijve e largon Serbinë përgjithmonë nga Kosova

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati thotë se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë e largon përfundimisht Serbinë nga shteti më i ri.

Murati thotë se projektet tjera që mund të vijnë si opsione në tavolinë do të ishin fatale për funksioninmin e shtetit të Kosovës.

“ Por të gjithë e përmendin jo-formalisht apo me gjysmë zëri edhe publikisht idenë e asociacionit plus apo një autonomie politike territoriale për serbët në Kosovë. Të tilla projekte do të ishin fatale për funksionimin normal të shtetit të Kosovës qoftë edhe nëse bëhemi anëtarë të OKB-së dhe nëse na pranon Serbia”, ka thënë Murati.

Ai tutje është shprehur se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet t’i bashkohen Kosovës dhe pjesët serbe të komunave veriore t’i bashkëngjiten Serbisë.

“ E vetmja mënyrë për ta larguar tërësisht Serbinë nga Kosova është projekti i ripërcaktimit të kufijve, të cilën Lëvizja për Bashkim e ka shndërruar në platformë politike që në vitin 2010. Sipas nesh, pjesët shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet t’i bashkohen Kosovës dhe pjesët serbe të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut duhet t’i bashkëngjiten Serbisë…”, ka thënë ai.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001