Infektuar: 15333|Shëruar: 12987|Vdekur: 619

MSh: Kosova e para në botë me vdekje për kokë banori nga coronavirusi – një e pavërtetë e madhe

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i quan jo profesionale dhe krejtësisht të pavërteta të dhënat të cilat kinse e rangojnë Kosovën si shtetin me vdekshmërinë më të lartë në botë nga coronavirusi për 1 milion banorë.

Sipas një reagimi të Ministrisë së Shëndetësisë, këtë nuk e thonë as të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të Institutit John Hopkins, të Worldmeteres apo të ndonjë institucioni, organizate apo institucioni tjetër që merret me përmbledhjen dhe analizën e të dhënave rreth coronavirusit (COVID-19) në botë.

Po sipas reagimit, çdo kush që hyn në faqet e këtyre organizatave e sheh se në botë ka me dhjetëra shtete që kanë shifra shumë më të larta të të vdekurve nga COVID-19 për 1 milion banorë se sa Kosova.

“Është i vërtetë fakti që gjatë korrikut dhe fillimit të gushtit, shifrat e të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 kanë qenë të larta, por, as për së afërmi për të qenë të parët, siç është manipuluar sot në shumë portale e rrjete sociale nga individë të ndryshëm”.

“Të dhënat për një periudhë rreth dy javore flasin për trend të situatës epidemiologjike, por assesi për krejt situatën me pandeminë”, thuhet në reagimin e MSH-së.

Për më tepër, MSh ju bën thirrje të gjithëve që të referohen siç thuhet, në të dhëna zyrtare dhe të plota dhe jo në të dhëna të fragmentuara, të interpretuara sipas dëshirave apo matjeve e krahasimeve individuale dhe joprofesionale.

Në këtë drejtim, në reagim janë bashkëngjitur disa të dhëna nga OBSH, Worldmeters, dhe disa krahasime mes shteteve nga MSh, etj.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001