Infektuar: 15333|Shëruar: 12987|Vdekur: 619

MSH-ja thotë se është e pa vërtetë se Kosova është e para me vdekje për kokë banori nga Koronavirusi në botë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës i quan jo profesionale dhe krejtësisht të pavërteta të dhënat të cilat kinse e rangojnë Kosovën si shtetin me vdekshmërinë më të lartë në botë nga koronavirusi për 1 milionë banorë.

Reagimi i MSH-së:

Këtë nuk e thonë as të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të Institutit John Hopkins, të Worldmeteres apo të ndonjë institucioni, organizate apo institucioni tjetër që merret me përmbledhjen dhe analizën e të dhënave rreth koronavirusit (Covid-19) në botë.

Çdo kush që hyn në faqet e këtyre organizatave e sheh se në botë ka me dhjetëra shtete që kanë shifra shumë më të larta të të vdekurve snga Covid-19 për 1 milionë banorë se sa Kosova.

Është i vërtëtë fakti që gjatë korrikut dhe fillimit të gushtit shifrat e të vdekurve në Kosovë nga Covid-19 kanë qenë të larta, por, as për së afërmi për të qenë të parët, siç është manipuluar sot në shumë portale e rrjete sociale nga individë të ndryshëm.

Të dhënat për një periudhë rreth dy javore flasin për trend të situatës epidemiologjike, por asesi për krejt situatën me pandeminë.

Për më tepër, MSh ju bën thirrje të gjithëve që të referohen në të dhëna zyrtare dhe të plota dhe jo në të dhëna të fragmentuara, të intepretuara sipas dëshirave apo matjeve e krahasimeve individuale dhe joprofesionale.

Bashkëngjitur disa të dhëna nga OBSH, Worldmeters, dhe disa krahasime mes shteteve nga MSh, etj.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001