Infektuar: 56138|Shëruar: 499604|Vdekur: 1433

Mosha mesatare e të infektuarve me Covid-19 në Itali është 48 vjeç

Italia po vazhdon të shënojë shifra të larta të të infektuarve me virusin Covid-19.

Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS) ka thënë të hënën se në 30 ditët e fundit, Italia ka regjistruar 800,953 raste të infeksionit Sars-Cov-2.

Veç kësaj, sipas këtyre të dhënave, në 30 ditët e fundit, 12,904 njerëz kanë ndërruar jetë si pasojë e coronavirusit.

Gjithashtu është bërë e ditur se 22,712 nga njerëzit që kontraktuan coronavirusin gjatë muajit të fundit në Itali ishin punonjës shëndetësorë.

Të dhënat tregojnë edhe se 304,531 njerëz u rikuperuan nga Covid-19 në Itali në periudhën deri më 29 nëntor.

ISS tha se mosha mesatare e njerëzve që janë prekur nga Coronavirusi gjatë muajit të fundit ishte 48 vjeç.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001