Infektuar: 98435|Shëruar: 84505|Vdekur: 1223

Mori komplimente të shumta rreth pamjes, Rina Balaj: Nuk ka të bëjë me ndonjë botoks apo ndërhyrje, jam vetëm unë

Reperja shqiptare, Rina Balaj, po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila numëron 273 mijë njerëz në Instagram, është tejet e hapur dhe u kushton një rëndësi shumë të madhe fansave.

Duke qenë se ka marrë komplimente të shumta rreth pamjes kohëve të fundit, Balaj thekson se çdo gjë është natyrale, nuk ka të bëjë me ndonjë mbushës apo ndërhyrje.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

“Ditëve të fundit unë kam marrë mijëra mesazhe për pamjen time. Faleminderit të gjithëve kaq shumë për mesazhet e mira dhe të bukura. Të gjithë më bëni të dukem bukur thjesht duke më dërguar të gjitha ato mesazhe pozitive. Gjithashtu, dua të përmend që shkëlqimi im nuk ka të bëjë me ndonjë mbushës ose botoks ose ndonjë gjë që nuk është e natyrshme”.

“Unë jam e gjithë unë, vetja dhe unë. Unë nuk kam nevojë për gjithë ato që të ndihem bukur, e vetmja gjë dhe gjëja më e rëndësishme është të ndihesh mirëbrenda jush. Kjo është kur ju reflektoni dhe atë që kam reflektuar muajve të fundit”, ka shkruar ajo.


Rina po ashtu po shijon suksesin e projektit të fundit “Bad Rosita”, megjiëse thuhej se ka kopjuar tematikën dhe klipin e Rihannas në “Te Amo”, gjë e cila u mohua nga këngëtarja.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001