Infektuar: 15270|Shëruar: 12900|Vdekur: 619

Moderatori shqiptar shërohet nga COVID-19

Moderatori i njohur shqiptare e ka kaluar sfidën me koronavirus.

Moderatori i njohur shqiptar, Bledi Strakosha, ishte infektuar po ashtu me virusin Covid-19.

Mirëpo për fat të mirë ai e ka kaluar këtë sfidë dhe është shëruar. Lajmin e mirë e ndau me ndjekësit në llogarinë e tij në Facebook.

“Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19 🙏🏻 Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra. Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim 🥰 Faleminderit familjes sime ♥️ Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo 😘 Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën 😷🙏🏻”, ka shkruar ai në Facebook.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001