Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

MKRS nderon Enver Petrovcin me çmimin për ‘Vepër Jetësore’

Aktori i njohur u nderua me çmim të rëndësishëm nga MKRS.

Të premten u mbajt ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me këtë rast, aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci është nderuar me çmimin për “Vepër Jetësore”.

Kjo u njoftua nga faqja zyrtare e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Ky është çmimi i parë që ma jep juria kosovare”, tha Petrovci teksa pranoi çmimin.

Ai theksoi se ky është çmimi më i madh që e merr gjatë karrierës së tij, ndërsa kujtoi një moment të veçantë kur eci nëpër sheshin e Tiranës me buqeta me lule në duar.

“Kam marrë shumë çmime artistike, por çmimin më të madh të cilin unë e ndiej është kur shkova në pazar në Tiranë dhe një vajzë e re 12-vjeçare luleshitëse më tha: “Prindërit e mi të adhurojnë dhe dua të ta fal një buqetë me lule.” Shitësi që ishte afër e dëgjoi dhe ma dha edhe ai një buqetë dhe më tha: Edhe unë po jua dhuroj një dhe pse nuk ju njoha. Dhe hera e dytë është kjo”, deklaroi Petrovci.

Në këtë ceremoni, MKRS nderoi me çmim edhe Blerta Nezirajn për regjinë më të mirë në fushën e teatrit për vitin 2020, kurse Armend Smajli mori çmimin për aktorin e vitit.

“Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin e mirë se sot Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, i ka ndarë Blerta Nezirajt çmimin për regjinë më të mirë në fushën e teatrit për vitin 2020, ndërsa Armend Smajlit çmimin për aktorin e vitit. Blertës çmimi i është ndarë për regjinë e shfaqjes “Kthimi i Karl Majit” ndërsa Armendit për rolin e Kara Ben Nemsit në po të njëjtën shfaqje. Shfaqja “Kthimi Karl i Karl Majit” nga Jeton Neziraj, u dha premierë vitin e kaluar dhe është bashkëproduksion i Qendrës Multimedia, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Volksbühne në Berlin. Falenderojmë publikun dhe gjithë mbështetësit për vlerësimin e punës sonë”, thuhet në njoftimin e tyre. /Lajmi.net/

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001