Infektuar: 19131|Shëruar: 15323|Vdekur: 679

Ministrja Haradinaj-Stublla pret në takim tenorin Ramë Lahaj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla priti në takim tenorin shqiptar me famë botërore.

Haradinaj-Stublla takoi tenorin Ramë Lahaj dhe bashkë me të diskutuan për fuqizimin e vlerave kulturore edhe përmes platformës së re të diplomacisë kulturore.

Ajo tha se ishte nder i veçantë për të ta takonte nga afër Lahajn, të cilin e quan “zëri shqiptar i Kosovës në operën botërore!

“Nder i veçantë të takoj sot Ramë Lahaj, zëri shqiptar i Kosovës në operën botërore!

Diskutuam bashkë mbi shumë tema të realitetit kombëtar e politik, dhe u dakorduam që Z.Lahaj do të vazhdojë të na ndihmojë në fuqizimin e vlerave tona kulturore-artistike në botë, tani edhe përmes platformës së re të diplomacisë kulturore”, shkruan Haradinaj-Stublla në Facebook.

Tenori Ramë Lahaj është shumë i suksesshëm edhe jashtë trojeve shqiptare.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001