Infektuar: 98435|Shëruar: 84505|Vdekur: 1223

Ministrja Gërvalla zhvilloi takim me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, flasin për shkëmbim të përvojave

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Me ambasadoren Jusufi kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral, duke e vlerësuar lart partneritetin mes dy vendeve fqinje.

Me theks të veçantë u diskutuan opsionet për menaxhim të pandemisë globale Covid-19, si sfidë kryesore për shtetet.

Gjithashtu u theksua nevoja për shkëmbim të vazhdueshëm të përvojave, lidhur me negociatat rreth anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

Ambasadorja Jusufi, ka përmendur edhe përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e Forumit të Prespës për dialog, për çka ka ftuar institucionet e Kosovës të marrin pjesë./

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001