Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

Ministri Reçica kërkon nga deputetët ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka folur për rëndësinë e votimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ku veç një serë masash që parashihen për të mbështetur qytetarët dhe bizneset, është edhe tërheqja e 10% e trustit për secilin qytetar.

Ai ka thënë se deputetet duhet të jenë njëzëri dhe të votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Ne si partner politik jemi duke diskutuar dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën me numrat në parlament, por, nuk duhet të shihet nga prizmi politik e partiak interesi dhe jeta e qytetarëve, por secili deputet duhet të jenë njëzëri dhe të votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ka thënë ministri Reçica në kanal 10.

Ministri Reçica këtë kërkesë në adresë të deputetëve e ka bërë gjatë debatit televiziv ku po diskutohet për strategjinë e punësimit dhe krizën ekonomike me covid-19. /

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001