Infektuar: 34940|Shëruar: 21446|Vdekur: 926

Ministri i Jashtëm i Francës: Trump i papërgjegjshëm

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian ka thënë se ndan mendimin e njëjtë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, se qëndrimi i presidentit aktual, Donald Trump mbi rezultatin e zgjedhjeve është i papërgjegjshëm.

Të enjten, Biden i quajti përpjekjet e Trumpit për t’i kthyer rezultatet e zgjedhjeve “plotësisht të papërgjegjshme” dhe Le Drian i tha televizionit LCI se ndan plotësisht mendimin e njëjtë me Bidenin.

“Unë mendoj se komentet e Joe Biden tregojnë realitetin, dhe unë e thashë atë shumë qartë”, tha ai.

Franca ishte ndër vendet e para që e uroi kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001