Infektuar: 56427|Shëruar: 49293|Vdekur: 1447

Messi as në bankën rezerv, lihet jashtë nga ndeshja sotme

Barcelona do të luajë sot kundër Real Sociedad me fillim nga ora 21:00, mirëpo do të jetë pa kapitenin, Lionel Messi.

Kjo pasi ky i fundit ka ndjerë shqetësim në muskujt e tij dhe për këtë arsye nuk është rrezikuar nga trajneri Ronald Koeman.

Në ndeshjen e fundit të Barcelonës ndaj Granada, Messi u zëvendësua në pjesën e dytë pikërisht për shkak të një lëndimi të mundshëm, përcjell lajmi.net.

Dhe kësisoj, ky lëndim do ta mbajë atë jashtë për këtë ndeshje të Super Kupës së Spanjës.

Sulmi i blaugranëve për këtë ndeshje përbëhet nga Dembele, Griezmann dhe Braithëaite.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001