Infektuar: 108371|Shëruar: 106001|Vdekur: 2257

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, për dy javë vijnë mbi 500 aeroplanë me 86 mijë udhëtarë

Me fillimin e lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19, mërgata ka filluar ta shtoj fluksin e ardhjes në Kosovë.

Sipas Zyrës për Informim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, brenda dy javëve janë realizuar 525 fluturime me 86 mijë e 86 udhëtarë në ardhje.

“Nga 1-14 korrik kemi shërbyer 525 fluturime me 86,086 udhëtarë në ardhje dhe 37,062 në shkuarje”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre për Telegrafin.

Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.

Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

Ndryshe, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001