Infektuar: 105715|Shëruar: 96012|Vdekur: 2191

Memphis Depay vizitoi shtëpinë në Barcelonë

Ka disa sezone që emri i Mephis Depayt figuron në listën e Barcelonës.

Ylli holandez e ka bërë të ditur më parë se dëshiron të luajë për një skuadër të madhe dhe nuk ka më mirë për të se skuadra katalunase.

Aty ka edhe ish-trajnerin e tij te kombëtarja e Holandës, Roland Koeman që e kërkon transferimin e tij në Camp Nou.

Tashmë është e qartë se Depay do të largohet nga Lyoni si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe do t’i bashkohet Barcelonës.

Sipas asaj që raporton Mundo Derportivo, 27-vjeçari është parë në Barcelonës, aty ku tashmë ka blerë shtëpi dhe është gati të vendoset.

Me të përfunduar ky sezon, Depay do të kalojë menjëherë në Barcelonë dhe të prezantohet si lojtar i katalunasëve.

Ish-anëtari i Manchester United ka blerë shtëpi në lagjen Pedrables, në një zonë që është e banuar vetëm me persona të pasur.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001