Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Më 15 qershor nis vaksinimi masiv i qytetarëve, deri në fund të vitit pritet të vaksinohen rreth 70 për qind e popullatës

Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve me vaksinën antiCOVID, ku sipas planit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, më datën 15 qershor pritet të nisë vaksinimi masiv i popullatës.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Telegrafin se janë duke punuar me komunat që të jenë gati për të filluar këtë proces më 15 qershor.

“Ministria e Shëndetësisë ka hartuar Planin e Veprimit për vaksinim masiv të popullatës, që duhet të nis nga data 15 qershor. Plani është i publikuar në web tek rubrika COVID-19. MSH po punon me komunat që kapacitetet humane, logjistika dhe çështjet e tjera të jenë gati për të filluar këtë proces, që synon vaksinimin e 60 – 70 % të popullatës që duhet vaksinuar deri në fund të këtij viti, me vaksinën kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së të dhënë për Telegrafin.

Vlen të përmendet se Kosova ka nisur vaksinimin e qytetarëve më datën 29 mars, ku deri tani janë vaksinuar mbi 90 mijë qytetarë, kurse javëve të fundit në vend ka rënë edhe numri i të infektuarve me COVID-19, e po ashtu edhe rastet e vdekjes.

Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, raste aktive me COVID-19 janë 733.

MSH në vazhdimësi është duke bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë për të marrë vaksinën kundër COVID-19, ku të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç kanë të drejtë të aplikojnë.

Sa i përket masave antiCOVID, Kosova ka lehtësuar ato javë më parë, ku ka larguar orën policore, si dhe sektori i gastronomisë është lejuar të punojë deri në ora 23:00

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001