Infektuar: 10419|Shëruar: 6048|Vdekur: 341

Mbyllen disa lokale te “Kafet e Vogla”, s’i respektuan masat

Në mbëmjen e së premtës në kryeqytet janë mbyllur një numër i konsiderueshëm i lokaleve për shkak të mos respektimit të masave të vëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK.

E rreth orës 21:00, tek “Kafet e Vogla”, Policia e Kosovës ia ka zënë derën disa lokaleve duke i larguar klientët e tyre nga aty për shkak të mos mbajtjes së distancës dhe bartjes së maskave.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se konform legjislacionit, do të filloj me ashpërsimin e zbatimit të masave.

“Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara”, tha ai.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001