Infektuar: 34940|Shëruar: 21446|Vdekur: 926

Mbi 38 përqind e pjesëtarëve të FSK-së e kaluan virusin COVID-19

707 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar së fundi nga Instituti Kombëtarë Shëndetësorë Publik.

Si pasojë e infektimit me koronavirus humbën jetën 10 persona, duke quar kështu numrin e viktimave në 914 gjithsej.

Por të prekur nga ky virus mjaftë i rrezikshëm janë edhe disa nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aktualisht në FSK janë 24 pjesëtarë të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19.

Kjo gjë u bë e ditur për lajmi.net nga Zyra për Informim e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Aktualisht në FSK janë 24 pjesëtarë pozitiv me COVID-19, asnjë prej tyre nuk është në spital dhe gjendja e tyre është e mirë”.

Në mesin e pjesëtarëve të FSK-së janë 47 raste kontakti të cilët gjenden në vetëizolim dhe sipas të dhënave të deritanishme nuk kanë ndonjë shqetësim.

“47 janë raste kontakti dhe janë në vetë izolim dhe nuk kanë ndonjë shqetësim”, thuhet tutje në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në bazë të testimeve serologjike të cilat janë bërë në FSK, ka rezultuar se mbi 38% e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë kaluar virusin COVID-19.

Ndryshe situate me koronavirus në vend vazhdon të jetë mjaftë shqetësuese.

Numri total i rasteve pozitive është 34 mijë e 295 raste nga gjithsej 131 mijë e 186 persona të dyshimtë në virusin SARS COV-2.

Janë 12 mijë e 338 raste aktive me koronavirus, kurse numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 21 mijë e 43 persona.

Institucionet përgjegjëse në vend kanë vazhduar të apelojnë tek qytetarët për kujdes të shtuar, në mbajtje të maskës, respektim të distancës si dhe mbajtjen e higjienës në mënyrë që të mbrojnë veten, familjarët por edhe gjithë shoqërinë në përgjithësi./

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001