Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

Mbi 19 mijë të infektuar në 24 orë, nis bllokimi në disa rajone të Italisë

Italia ka hyrë në fazën e dytë të pandemisë Covid-19 e në fazë kritike të përhapjes së saj.

Prej shumë javësh autoritetet zyrtare informojnë mbi një shtim ditë pas dite të vatrave të infektimit e të numrit të banorëve të infektuar e java e fundit dhe problematika në shërbimin shëndetësor territorial.

Prej kësaj fundjave në disa rajone italiane ka nisur zbatimi i masave të bllokimit territorial me territore e zona të ndaluara për të lëvizur e aktivitete tregtare të mbyllura.

Kreu i shtetit italian ka thirrur javën e ardhshme mbledhjen e Këshillit Suprem të Mbrojtjes për të diskutuar pikërisht mbi këtë moment të vështirë historik që po kalon vendin.

Ministria Italiane e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 644 të infektuar më shumë e 151 viktima më shumë.

Numri i personave pozitivë aktivë nga koronavirus është 17180 .

Numri i përgjithshëm i të infektuarve Covid në Itali është 304 509 e numri i viktimave në 37 210.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001