Infektuar: 108371|Shëruar: 106001|Vdekur: 2257

Mbi 14 mijë insulina pa afat u gjetën në depon e MSH-së, në vlerë mbi 36 mijë euro

Derisa pacientët kosovarë në dializë kishin mungesë të insulinës për disa muaj këtë vit, në depon qendrore të Ministrisë së Shëndetësisë ky bar qëndroi i paprekur derisa i skadoi afati i përdorimit.

Kjo e dhënë u publikua në raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020, ku thuhet se në këtë depo u gjetën mbi 14 mijë copa insulinë pa afat.

“Gjatë ekzaminimit fizik në depon qendrore të barnave të Ministrisë së Shëndetësisë kemi vërejtur barna me afat të skaduar në vlerë 36.261 € (insulinë 14.220 copë)”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Në raport theksohet se zyrtarët e Divizionit të Farmacisë në Ministri kanë thënë se “barnat nuk janë shpërndarë në mungesë të kërkesës nga njësia kërkuese”.

Si pasojë e skadimit të afatit të barnave, raporti i auditimit thotë se Ministrisë i janë shkaktuar humbje financiare, ndërsa kosto shtesë do të paguhet edhe për asgjësimin e tyre.

Ministrit të Shëndetësisë i rekomandohet të sigurojë që të bëhet planifikimi i duhur, në mënyrë që shpërndarja e barnave të kryhet para skadimit të afatit të tyre.

Kujtojmë se Kosova këtë vit kishte mbetur për rreth gjashtë muaj pa insulinë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001