Infektuar: 56427|Shëruar: 49293|Vdekur: 1447

Masat e izolimit në Britani “kanë nisur të tregojnë rezultat”

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se masat e izolimit me qëllim të luftimit të koronavirusit “kanë nisur të tregojnë rezultat”, mirëpo nuk ka përjashtuar masa shtesë në Angli.

Ai ka thënë se masat janë “duke u rishikuar vazhdimisht”.

Sipas tij, qendrat e vaksinimit do të nisin së funksionuari 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, “sa më shpejt që është e mundur”.

Më shumë se 2.5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit në këtë shtet, derisa 412,167 banorë të Britanisë është thënë të kenë marrë edhe dozën e dytë.

Nën masat aktuale të izolimit, banorët e Anglisë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye të domosdoshme.

Aty përfshihet blerja e ushqimit, ushtrimet apo puna, nëse nuk mund të kryhet nga shtëpia.

Johnson ka thënë mes tjerash se “është ende shumë herët” për të vendosur rreth lehtësimit të masave në mesin e muajit shkurt, duke thënë se “duhet të punojmë tejet shumë për të arritur aty”.

Ai ka pranuar se është “tragjedi” që shumë fëmijëve u është pamundësuar shkuarja nëpër ambiente shkollore dhe se rihapja e tyre është “prioritet”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001