Infektuar: 15270|Shëruar: 12900|Vdekur: 619

Madonna do ta bëjë regjinë e filmit për jetën e saj

Ylli i hitit “Like A Virgin”, Madonna, do ta drejtoj filmin e saj biografik të cilin është duke e bashkëshkruar me shkrimtaren Diablo Cody. Lajmin e ka konfirmuar studioja “Universal Pictures”.

Në një deklaratë për media të lëshuar të martën, Madonna tha: “Dua ta sjell në ekran rrugëtimin e jashtëzakonshëm në të cilin më ka dërguar jeta si artiste, muzikante, valltare dhe si një person duke u përpjekur t’i hapë rrugët e saj në këtë botë. Fokusi i filmit gjithmonë do të jetë muzika. Muzika më ka mbajtur aktive dhe arti më ka mbajtur të gjallë. Kam aq shumë tregime të parrëfyera më parë dhe tejet inspiruese, prandaj kush është më i përshtatshëm për t’i treguar ato sesa unë. Është shumë e rëndësishme t’i ndajë me publikun dhe fansat kujtimet e mira dhe të këqija të jetës sime, përmes zërit dhe vizionit tim.”

Amy Pascal do të shërbejë në rolin e producentes së këtij projekti krahas Madonnas, derisa Sara Zambreno dhe Guy Oseary do të jenë producentë ekzekutiv të tij, transmeton Koha.

“Madonna është një ikonë e vërtetë e muzikës, një filantrope e vërtetë, artiste e jashtëzakonshme dhe një grua rebele. Me aftësinë e saj të vetme për të krijuar art të qasshëm por që njëkohësisht i thyen kufijtë, ajo i ka dhënë formë kulturës sonë në një mënyrë që pak persona e kanë bërë para saj. Është një nderë i veçantë për të gjithë në studion ‘Universal’, të punojmë krahas Madonnas, Diablos dhe Amyt, për t’ia sjellë publikut dhe fansave të dedikuar anembanë botës, për herë të parë historinë e pazbukuruar të jetës së saj”, citohet të ketë thënë Donna Langley, kryetare e “Universal Filmed Entertainment Group”

Filmi i cili do t’i dërgojë fansat në një rrugëtim emocionues të karrierës së jashtëzakonshme të Madonna në këto pesë dekada, aktualisht nuk ka ndonjë titull.

Madonna shquhet si mbretëresha e muzikës pop dhe prapa vetes bartë një numër të madh të hiteve. Disa prej këngëve të saja më të pëlqyera nga publiku mbarë botëror janë: “La Isla Bonita”, “Material Girl”, “Like a Prayer”, “Vogue”, “Music”, “Ray of Light”, “Frozen”, “Sorry” dhe të tjerë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001