Infektuar: 4100|Shëruar: 2063|Vdekur: 86

Loci: Nga dhjetë të infektuarit në Pejë, dy prej tyre janë mjekë

Në Komunën e Pejës sonte janë regjistruar edhe 10 raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë për RTV Dukagjinin se nga këto rezultate edhe dy mjekë dalin të infektuar me COVID-19.

“Njëri është nga mjekësia familjare dhe një tjetër nga Spitali Regjional në Pejë”, tha ai.

Loci thotë se numri i të shëruarve në këtë valë të dytë është ende i pakët ndërsa të tjerët mbesin raste aktive.

“Jemi në pritje të ritestimeve në ditët që vijnë”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se pjesa dërmuese janë në gjendje të mirë derisa ka edhe prej tyre që janë të shtrirë në Klinikën Infektive e disa të tjerë në Spitalin Regjional./

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001