Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Llorente për herë të tretë negativ për COVID-19

Diego Llorente, mbrojtësi i Spanjës, ka rezultuar për herë të tretë negativ në testin për COVID-19.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar, Diego Llorente, është rrugës për t’u rikthyer në Kombëtaren e Spanjës.

Futbollisti i Leeds United ka rezultuar negativ për COVID-19 edhe në testin e tretë, derisa Spanja vazhdon t’i gëzohet lajmit se të gjithë të tjerët, përveç Sergio Busqets që rezultoi pozitiv i pari – vazhdojnë të dalin negativ.

Raportohet se ditëve në vijim, nesër ose pasnesër, do të bëhet edhe nëj tjetër test dhe në rast se del negativ për herë të katërt, Luis Enrique mund ta rikthejë në skuadër nëse ende Llorente bën pjesë në planet e tij për Euro 2020.

Spanja e nis aventurën në Kampionatin Evropian të hënën me 14 qershor kundër Suedisë, derisa më pas do të ketë punë në grup me Poloninë dhe Sllovakinë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001