Infektuar: 56427|Shëruar: 49293|Vdekur: 1447

Llapi transferon një lojtar të ri në klubin e tyre

KF Llapi kanë bërë të ditur përmes llogarisë së tyre në rrjetin social Facebook se kanë transferuar lojtarin Enis Stublla.

“Sot kemi nënshkruar kontratë 3 vjeçare me sulmuesin e krahut, Enis Stublla, 21 vjeçar i lindur më 09.07.1999, në Podujevë”, thuhet në shkrimin e tyre.

Enis Stublla kategoritë e reja i ka kaluar në Shkollën e Futbollit “Arsenal” (2010-2017), më pas u transferua tek KEK-u (2017-2018), KF Minatori (2018-2019) si dhe së fundmi tek Onix (2019-2020), transmeton lajmi.net.

Llapi thotë se Stublla nuk do të jetë përforcimi i fundit i këtij afati kalimtar, pasi skuadra synon të përforcohet edhe me një futbollist para nisjes për fazën përgaditore në Antalya të Turqisë./

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001