Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

Liverpool përgatit një tjetër ofertë për Thiago Alcantaran

Liverpool nuk heq dorë nga Thiago Alcantara i cili vazhdon të jetë dëshira kryesore në merkato e trajnerit Jurgen Klopp.

Edhe pse lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar te bavarezët gjasat që ai të largohet në këtë merkato janë të mëdha.

Mesfushorit spanjoll i përfundon kontrata me kampionët e Evropës në fund të sezonit të ardhshëm dhe gjermanët do detyrohen ta shesin nëse nuk vjen rinovimi, pasi nuk mund ta humbasin 29-vjeçarin me parametra zero.

Liverpool dhe Manchester United janë në garë për Thiagon, me kampionët e Anglisë në “pole”.

Mediet spanjolle raportojnë se lojtari do të kalojë në “Anfield” ditët e fundit të merkatos. Jurgen Klopp e do në skuadër dhe Liverpool po përgatit ofertën finale për klubin bavarez, ofertë që mund të variojë nga 40 deri në 50 milionë euro.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001