Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Lavdim Krasniqi lirohet nga arresti shtëpiak

Gjykata e Apelit ka liruar nga arresti shtëpiak, ish-drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi.

Masa e arrestit shtëpiak të Krasniqit është zëvendësuar me një masë tjetër, atë të ndalimit të afrimit ndaj vendit apo një personi të caktuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

“Të pandehurit, masa e arrestit shtëpiak, i është zëvendësuar më atë të ndalimit të afrimit të vendit ose personit të caktuar. Atij konkretisht i është ndaluar t’i afrohet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe bashkëpandehurës M.B”, tha Jashari për Telegrafin.

Ndryhsem, në fund të marsit, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë, për ndryshimin e masës së paraburgimit në atë të arrestit shtëpiak, ndaj drejtorit tashmë të suspenduar të Sekretariatit në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi.

Lavdim Krasniqi po dyshohet nga prokuroria se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrimi i ndikimit” dhe veprën penale “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, kurse zyrtarja tjetër, M.B po dyshohet për veprën penale “moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

Pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 mars 2021 i kishte caktuar masën e paraburgimit, Lavdim Krasniqit, i njëjti përmes ankesës i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001