Infektuar: 56806|Shëruar: 49537|Vdekur: 1450

Latifi: Podujeva ishte garë për jetë a vdekje mes Kurtit e Veliut

Profesori universitar, Blerim Latifi ka thënë se Podujeva ishte një garë tepër e rëndësishme për LDK-në dhe LVV-në.

“Podujeva ka qenë garë për jetë a vdekje mes VV-së dhe LDK-së”, ka thënë ai.

“Në njërën anë ka qenë Albin Kurti që shkonte në çdo vend në Podujevë dhe pas tij qëndronte Shpejtim Bulliqi. Në anën tjetër ishte Agim Veliu që drejtonte të gjitha operacionet në fushatë. Veliu ishte një personazh që ka 20 vite eksperiencë në politikë dhe ishte figurë e dobët ndaj Albinit. Albini ka krijuar tanimë kartën e një politikani të pakorruptueshëm. Konsideroj se partitë tjera do të kenë vështirësi që të mposhtin atë. Një pikë tjetër e dobët që ndikoi ishte performanca tepër e dobët e qeverisë. Kemi katër muaj që nuk po arrijmë të kalojmë një ligj. Kjo ka ndikuar edhe tek qytetari”, ka thënë Latifi në T7.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001