Infektuar: 17414|Shëruar: 14868|Vdekur: 660

Labi për rastin e Gucatit e Haradinajt: Turp për ata që gëzohen nëse arrestoheni e dënoheni

Labinot Tahiri ka reaguar pas arrestimeve të fundit.

Specialët e EULEX-it gjatë ditës së djeshme kanë bastisur zyrat OVL-UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, janë arrestuar edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj.

Kjo ngjarje ka pasuar me reagime të shumta, mes tyre edhe Labinot Tahiri ka reaguar me anë të një postimi në Facebook.

Ai thotë se duhet të turpërohen ata që i gëzohen arrestimit e dënimit të trye dhe ata që nuk po i përkrahin sot.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“JU NDJEJ SI NË 1999 kur populli thriste UÇK!

Nuk ndikohem as nga politika, muzika e humanizmi!
Ndikohem vetem nga dashuria për atdhe dhe do vazhdojë të ju përkrah edhe në këtë vit 2020!

Turp për ata që gëzohen nëse arrestoheni e denoheni!
Turp për këndo që ruan karrieren politike duke mos ju përkrahur sot, derisa për zgjedhje thrasin krejt militantët e tyre!

Nga ju filloj fryma pêr Liri
Nga rinia juaj filloi Liria jonë, por ne nuk u treguam të Zot si Izraeli për vendin e vet që ruan gjithcka që ka të bej me Lirinë!

U treguam të dobêt karshi juve.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001