Infektuar: 19131|Shëruar: 15323|Vdekur: 679

Kuvendi i Kosovës kërkon të blejë tepisona e perde, ndahen mijëra euro për kompaninë që do marrë tenderin

Kuvendi i Kosovës e ka parë të arsyeshme të furnizohet përgjatë këtyre ditëve me tepisonë dhe perde.

Ditë më parë, Prokurimi ka njoftuar për tenderin e ri “Furnizim me tepisona dhe perde”.

Për kontratën në fjalë janë ndarë hiç më pak se 40 mijë euro, derisa është bërë e ditur se kohëzgjatja e kontratës do të bëhet për 36 muaj.

Tutje, në përshkrimin e tenderit thuhet:

“1.Furnizimi dhe montimi i tepisonit (specif. A); 2.Furnizimi dhe montimi i tepisonit (specif. B); 3.Furnizimi me tepihëve cilësisë së lartë (specif. C); 4.Furnizimi i tepihëve ne hyrje te ndertesës (specif. D); 5.Furnizimi me tepisona Project (specif. DH); 6.Tepih për dysheme teknike (specif. E); 7.Perde të holla një ngjyrëshe (specif. F); 8.Perde e trashë një ngjyrëshe – (specif. G); 9.Perde e trashë dekoruese (specif. H); 10.Perde e trashë (specif. I); 11.Ngjitës masiv; 12.Garnishell INOX me kapse metalike (specif. J); 13.Rollo Perde (specif. K)”.

Takimi për hapjen e tenderëve do të bëhet më datën 4, të muajit të ardhshëm.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001