Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

Kusari-Lila pret që deputetët e LDK’së ta nënshkruajnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti dhe mosmbledhjen ende të nënshkrimeve të mjaftueshme, ka thënë se situata mund të ndryshojë.

Sipas saj, pakënaqësitë po rriten dhe duhet të ngrihet debati në mënyrë që të mbahen përgjegjësitë për premtimet që janë dhënë.

“Unë besoj që nëse partitë në Kosovë, përfshirë edhe deputetët e LDK-së e shohin veten si ata që duhet të marrin një vendim, që duhet qëndruar në krah të interesave të qytetarëve, duhet ta nënshkruajnë mocionin e mosbesimit për këtë Qeveri”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka thënë se iniciativa për rrëzimin e qeverisë nuk mund të jetë joserioze, pasi sipas saj, mandati do t’iu jepet qytetarëve.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001