Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Kurti takim virtual me drejtorin e përgjithshëm të EBU-s, flasin për mënyrat e financimit të transmetuesve publik

Shërbimi televiziv publik i pavarur, bazuar në shembujt dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, ishte tema e takimit virtual mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, me drejtorin e përgjithshëm të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), Noel Curran.

Në njoftim thuhet se Kurti theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë për të adoptuar mënyrat më të mira të financimit të Radio Televizionit të Kosovës, sipas parimeve të Këshillit të Evropës dhe Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU).

U bisedua për disa nga vështirësitë me të cilat ballafaqohet transmetuesi publik i Kosovës, të cilat janë nënvizuar edhe në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian.

“Qeveria ritheksoi përkrahjen për parimet udhëheqëse të EBU-së për televizionet publike dhe Deklaratën e Këshillit të Evropës mbi Financimin e Televizioneve Publike, duke u përqendruar në financim të qëndrueshëm dhe adekuat, të justifikueshëm dhe transparent ndaj publikut”, thuhet në njoftim.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001