Infektuar: 17560|Shëruar: 14923|Vdekur: 662

Kurti në Zvicër, bashkëbisedon me stafin shëndetësorë shqiptar

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar së fundi në Aargau.

Kurti tha se në këtë vend ka zhvilluar një bisedë bashkë me mjekë e stafin shëndetësorë shqiptar nga Zvicra.

Kurti tha se në këtë bisedë u shkëmbyen përvojat me sisteme në sektorë të ndryshëm shëndetësorë në të cilat kanë punuar pjesëmarrësit,

Kurti tha se me këso kuadrosh të ditura profesionalisht e të vullnetshme të ndihmojnë vendlindjen, rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës.

Postimi i plotë:

Në Aargau mbajtëm një bisedë tematike me mjekë dhe staf shëndetësor shqiptar nga Zvicra, në të cilën u kyç virtualisht edhe ish Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Shkëmbyem përvojat tona me sisteme dhe në sektorë të ndryshëm shëndetësor në të cilat kanë punuar pjesëmarrësit. Nga sigurimet shëndetësore te menaxhimi i pandemisë COVID-19, nga decentralizimi i spitaleve te emigrimi i specialistëve, nga mënyrat e arsimimit të stafit shëndetësor te shtylla e shëndetësisë në Qeverisjen Alternative, u trajtuan në bashkëbisedim të hapur.

Me këso kuadrosh të ditura profesionalisht e të vullnetshme të ndihmojnë vendlindjen, rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001