Infektuar: 9049|Shëruar: 4979|Vdekur: 256

Kurti: Ministri Zezaj i qeverisë Koti po ju kanoset me gjendje të jashtëzakonshme qytetarëve

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot iu është drejtuar qytetarëve përmes një video mesazhi, shkruan Literal Media.

Kurti ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i Qeverisë Hoti po ju kanoset me gjendje të jashtëzakonshme qytetarëve.

"Ministri Zezaj i qeverisë Koti po ju kanoset qytetarëve të cilët tashmë i ka shpallur të pabindur e të padisiplinuar. Pra, gjendjen e jashtëzakonshme po duan t'ia shpallin popullit. Por, ne e dimë që sistemi shtetëror, në përgjithësi, nuk ka dështuar, dhe se dështimi ka emra të përveçëm individësh. Nuk kanë dështuar policia apo mjekësia, por ministrat dhe qeveria. Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend. Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje?" ka thënë ai mes tjerash.

Poashtu Kurti ka thënë se me heqjen e sigurisë shëndetësore për hir të ekonomisë kjo qeveri po e mbush morgun e spitalit.

"Na e hoqën sigurinë shëndetësore gjoja për hir të lirisë ekonomike. Tash po i humbim të dyja, sepse kundërthënia është e rrejshme. Shëndetësia dhe ekonomia janë të ndërvarura dhe është iluzion të mendojmë se mund të zgjedhim njërën mbi tjetrën. Këta erdhën si çlirimtarë të biznesit dhe turizmit, por po e mbushin morgun e spitalit. Numri i vendeve evropiane që e kanë futur Kosovën në listën e zezë po shtohet nga dita në ditë. Ky është krimi më i madh politik e qeveritar mbi njeriun e Kosovës, mbi qytetarin e Republikës" ka shtuar ai.

Më poshtë fjalimi i tij i plotë:


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001