Infektuar: 68452|Shëruar: 59129|Vdekur: 1608

‘Kthehu oj rini toka po ju thërret, boll Kosova lot më mos të ketë’

Tenori i njohur shqiptar, Rame Lahaj, shquhet për një zë të jashtëzakonshëm dhe tekste e muzikë që përherë mbajnë mesazhe brenda tyre.

KultPlus sonte ju sjellë këngën,‘Khtehu rini’, këngë kjo tejet emocionuese që vjen si dedikim për të rinjt e vendit, si një thirrje për të mos lënë vendin.

Më poshtë gjeni videon dhe tekstin e këngës:

Po e lini nënën

me duar ne gji

po shkoni i ri atje

ku s’ju do asnjeri

Kosova po qan

Kosova po thërret

Bije mos me lini

te mjere e te shkrete

pa rininë qe kemi

dhe vendi është i kote

tani edhe dasmat

po i bëjmë me lot

Kosova po lëngon

Kosova po qan

kthehu oj rini

nena po thërret

2x.

Tash po bie shi

është grysur qielli

nga lotet e mi

nuk po nxen dielli

Kthehu oj rini

toka po ju thërret

boll Kosova lot me mos te ketë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001