Infektuar: 10419|Shëruar: 6048|Vdekur: 341

Kryetari i Tuzit: Shqiptarët duhet të votojnë subjektet e veta nacionale

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka thënë se bashkimi i madh shqiptarë po dëshmon se mbështetet fuqishëm në Malësi.

“Për një kohë shumë të shkurtër, aktivistët e Listës Shqiptare kanë bashkuar afro 2000 nënshkrime”.

“Sipas ligjit janë të nevojshme 1000 nënshkrime për të kualifikuar pjesëmarrjen në zgjedhje”.

“Përveç në komunën e Tuzit, aktivistët e Listës Shqiptare janë duke grumbulluar nënshkrime në komunat tjera shqiptare, që po tregon një përkrahje të madhe koalicionit tonë, gjë që paralajmëron një fitore bindëse!”

“Përsëris dhe apeloj që asnjë votë për subjektet qytetare! Shqiptarët duhet të votojnë subjektet e veta nacionale!”, ka shkruar Gjeloshaj në rrjetin social Facebook.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001