Infektuar: 17414|Shëruar: 14868|Vdekur: 660

Kryeprokurori i Gjilanit: Në aksionin në Karaçevë u arrestuan 35 persona, operacioni do të vazhdojë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku ka dhënë detaje rreth aksionit të mbrëmshëm në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Në një konferencë për media, Jetishi ka treguar se deri tash janë arrestuar 35 persona gjatë këtij aksioni. Në mesin e të arrestuarve, janë edhe 12 zyrtarë policorë, raporton Express.

Jetishi ka deklaruar se prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë për të pandehurit, derisa ka bërë me dije se aksioni do të vazhdojë edhe më tutje.

“Ju njoftojmë se prokuroria pas një hetimi të gjatë, gati 1-vjecar, mbrëmë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar një aksion në Karaçevë të Kamenicës dhe në Rajonin e Prishtinës. Nga ky aksion, deri tani janë arrestuar 35 persona të dyshuar, ku 12 prej tyre janë zyrtarë policorë. Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë për ta. Përveç arrestimeve, janë rrënuar të gjitha kazinot në atë pjesë. Operacioni do të vazhdojë edhe më tutje”, ka thënë Kryeprokurori i Gjilanit.

Ndryshe, aksioni është kryer nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale.

Aksionin e Policisë e kanë përcjellë nga afër edhe Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj dhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

E se një aksion i tillë do të ndodhte e kishte paralajmëruar në seancën e djeshme vetë Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Veliu ishte thirrur dje në interpelancë në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Gjatë fjalës së tij, ai kishte treguar se si në kohën sa në krye të Qeverisë ishte Albin Kurti, kishte kërkuar që të kryenin një operacion për mbylljen e kazinove në atë pjesë, por siç thotë, Kurti nuk i kishte dhënë leje.

“Është fakt i vërtetë që gjatë Qeverisë Kurti janë ndërtuar dhe kanë funksionuar pa pengesë të gjitha kazinotë. Në muajin shkurt nga shefi yt kam kërkuar që të bëhet operacion që të ndalojmë punën e kazinove, por nuk ka leju. Shko pyete”, ka thënë Veliu

Ai u kthehet deputetëve me fjalët se shumë shpejt do ta kryejë këtë aksion dhe se do ta shohin.

“Në shkurt më pengoi Kurti, tash s’më ndalë askush. Atë punë do ta bëjë dhe ndoshta do ta dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, tha dje Veliu.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001