Infektuar: 73048|Shëruar: 61986|Vdekur: 1649

KRU ‘Prishtina’: Paguani faturat e ujit, shmangni dërgimin e lëndës së borxhit te përmbaruesit privat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kërkon nga konsumatorët pagesën e faturave të shërbimit të ujit me qëllim që të shmanget dërgimi i lëndës së borxhit te përmbaruesit privat.

Sipas kompanisë, amvisëritë dhe bizneset mund ta paguajnë deri në 20 për qind të borxhit total.

“Paguani faturat e ujit, shmangni dërgimin e lëndës te përmbaruesit privat. Lehtësimi në pagesa për sektorin e amvisërisë dhe bizneseve, po vazhdon ende. Amvisëria / paguaj vetëm 10 për qind të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 36 muaj dhe bizneset / paguaj vetëm 20 për qind të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 36 muaj”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001