Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

KRU” Prishtina” njofton konsumatorët që të kyçen online për të realizuar shërbimet

KRU” Prishtina” kanë njoftuar se kanë lansuar platformën e faturës online, të cilën mund ta keni të gjithë, pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës .

Tutje në njoftim thuhet se përmes kartelës tuaj online, ju mund të gjeni edhe kodin e faturës, përmes të cilit mund të bëni pagesa me e – banking.

Njoftimi i plotë:

Të dashur konsumatorë të KRU” Prishtina” sh.a ,

Prishtinë, 3 qershor – Rikujtim / Ftesë / Ne kemi lansuar platformën e faturës online, të cilën mund ta keni të gjithë, pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës . Brenda kartelës tuaj online, mund të gjeni edhe kodin e faturës, përmes të cilit mund të bëni pagesa me e – banking , shpejtë dhe sigurt. Ju inkurajojmë të kyçeni dhe të regjistroheni si konsumatorë të KRU ” Prishtina ”. Aty mund të shihni kartelën tuaj financiare, shpenzimin e ujit në metër kub, totalin e shpenzimit dhe faturimit, pagesat tuaja paraprake dhe të tanishme , numrin referent për atë cikël të faturimit e cila iu shërben për pagesë me e – banking, etj. Ju të cilët mund të hasni në ndonjë parregullsi në kartelën tuaj, psh. nëse keni realizuar ndonjë pagesë online përmes bankave komerciale apo institucioneve mikrofinanciare ( si shkak i mungesës së ofrimit të informatave gjatë procesit të pagesës, nga ana juaj ) dhe nuk e shihni që është shkarkuar në kartelë, ju inkurajojmë që të prezantoni te zyret e KRU ” Prishtina” sh.a. dëshmitë mbi pagesën e realizuar dhe borxhi juaj do të shlyhet nga sistemi. Kemi stafin e përkushtuar të cilët janë në shërbimin tuaj, lidhur me këtë çështje. Me të gjitha kapacitetet e punës po mundohemi që çdo ditë të jemi sa më afër kërkesave dhe ankesave tuaja karshi shërbimeve për ujësjellës e kanalizim.

Faleminderit për pagesa të rregullta të faturave për ujë!

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001