Infektuar: 73048|Shëruar: 61986|Vdekur: 1649

KRU ‘Prishtina’: Komuna e Drenasit gjatë ditës së mërkurë do të ketë ndërprerje të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se gjatë ditës së mërkurë, Komuna e Drenasit do të ketë ndërprerje të ujit.

Sipas kompanisë, kjo ndërprerje u ujit do të bëhet për shkak punimeve teknike nga ndërmarrja “Ibër Lepenc”.

“Të nderuar konsumatorë të Komunës së Drenasit, si shkak i punimeve teknike nga ndërmarrja ‘Ibër Lepenc’ në Bivolak, gjatë ditës së mërkurë, 24 shkurt, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit me rrethinë. Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00”, thuhet në njoftim.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001