Infektuar: 71344|Shëruar: 61014|Vdekur: 1627

Kjo është ambasadorja e re e SHBA’së në OKB

Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi të martën emërimin e diplomates veterane, Linda Thomas-Greenfield, si ambasadore të SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Votimi me 78 vota për dhe 20 kundër reflektoi mbështetjen edhe të Partisë Demokratike, edhe të asaj Republikane për të.

“Ajo do të marrë rolin e ambasadores në Kombet e Bashkuara në një kohë kur kombet e botës duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër [sëmundjes] COVID-19 dhe në luftën kundër ndryshimit të klimës”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Shumer.

Thomas-Greenfield ka kaluar dekada në shërbimin e jashtëm, duke përfshirë pozita të ndryshme në Liberi, Zvicër dhe Pakistan.

Ajo po ashtu ka kaluar disa vite si diplomate e lartë e Shteteve të Bashkuara për Afrikën dhe ka mbajtur një post të lartë në Zyrën e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit të Departamentit të Shtetit.

Thomas-Greenfield pritet të fillojë punën përpara se Shtetet e Bashkuara të marrin presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në muajin mars.

Konfirmimi i Thomas-Greenfieldit shihet si përmbushje e një zotimi të presidentit të ri amerikan, Joe Biden, për të zgjedhur një kabinet më të larmishëm.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001