Infektuar: 15270|Shëruar: 12900|Vdekur: 619

Khedira kthehet në stërvitje, por e ardhmja e tij nuk qëndron te Juve

Sami Khedira është kthyer në stërvitje me Juventusin këtë javë, mirëpo kampioni italian është duke u përpjekur të arrijë marrëveshje për t’ia ndërprerë kontratën.

Mesfushori gjerman pritet ta vazhdojë karrierën diku tjetër në sezonin e ri, pasi Zonja e Vjetër dëshiron t’i zvogëlojë shpenzimet.

33-vjeçari është kthyer nga lëndimi dhe ishte përfshirë në stërvitjet e Andrea Pirlos, mirëpo e ardhmja e tij nuk qëndron te Bianconerët.


Khedira iu bashkua Juves para pesë vitesh si lojtar i lirë nga Real Madridi dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, ka njoftuar se klubi është duke u përpjekur që të arrijë marrëveshje për përfundimin e qëndrimit të mesfushorit në Allianz Stadium.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001