Infektuar: 108371|Shëruar: 106001|Vdekur: 2257

Këputet vinçi që po barte materialin ndërtimor, lëndohet një punëtor në Mitrovicë

Një punëtor është lënduar derisa po punonte në një objekt ndërtimi, ndërsa është dërguar menjëherë në spital për trajtim.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se viktima m/sh/k, ka pësuar lëndime, nga informacionet fillestare bëhet e ditur se viktima lëndimet i ka pësuar derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën Agim Ramadani në Mitrovicë. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Njësite përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes”, tha ai.

Ndryshe, mediat lokale në Mitrovicë raportojnë se punëtorin e ka zënë vinçi, derisa ishte duke bartur materiale ndërtimore

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001