Infektuar: 15333|Shëruar: 12987|Vdekur: 619

Kardiologu Bekteshi i akuzoi për keqmenaxhim të pandemisë, Zemaj dhe Ramadani kundërpërgjigjen

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ndonëse sot marrë një letër nga internisti dhe kardiologu Tefik Bekteshi ku është denoncuar menaxhmenti i QKUK-së se ka dështuar keqmenaxhimi në QKUK me situatën e pandemisë, nuk ka hezituar aspak që në konferencën për media të deklarojë se vendi është në rrugë të mbarë me menaxhimin e pandemisë.

Ndonëse nuk e kanë përmendur me emër kardiologun Bekteshi, Zemaj dhe Ramadani janë munduar të mbulojnë me deklarata pozitive shkeljet që u ka zbuluar sot Bekteshi si pasojë e të cilave ai tha se po pësojnë pacientët.

Në konferencën për shtyp që u mbajt në Gjakovë ku mori pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, ministri Zemaj ka përmendur punën që po bënë ai për të ndihmuar Spitalin e Gjakovës, ndërsa sa i përket menaxhimit të pandemisë, ai thotë se vendi është në rrugë të mbarë.

“Unë kam pasur edhe disa vizita në spitalin rajonal të Gjakovës. Sot kemi ardhur me një autoambulancë të re, donacion i partnerëve ndërkombëtar. Ne kemi nevojë për ngritjen e kapaciteteve humane. Ne jemi kujdesur që një numër i të punësuarve në Ministrinë e Shëndetësisë të shërbej në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Tash jemi në pjesën e dytë, edhe nga kjo do një pjesë do të vijë në Gjakovë. Tash kemi mundësuar specializime të reja, ku nga kjo do të përfitojë edhe Spitali i Gjakovës. Kjo mundëson që të rinjtë tanë të mos e lëshojnë Kosovës, as për kushte e as për mundësi punësimi. Jemi duke ecur në rrugë të mbarë, por kërkojmë zbatim dhe mirëkuptim nga qytetarët në respektimin e masave. Vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë aty ku po duam në zvogëlimin e rasteve”, ka deklaruar Zemaj.

Ndërkohë para se të tregojë se janë tetë të vdekur dhe 193 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, kreu i IKSHKP-së, Naser Ramadani deklaroi se javën e kaluar ka pasur një lloj stabiliteti sa i përket menaxhimit të pandemisë. “Tashmë jemi në rrugë të mbarë qe disa ditë dhe javën e kaluar kemi qenë të stabilizuar dhe po vazhdojmë me këtë stabilitet. Ne do të vazhdojmë që të zbatojmë masat. Kjo po vërehet me rënien graduale, të ngadalshme të lehtë të moderuar por të sigurt të lakores së epidemiologjike”, deklaroi Ramadani.

Internisti dhe kardiologu Tefik Bekteshi sot ka akuzuar për keqmenaxhim në QKUK. Ai sot i ka dërguar letër kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë, ku ka alarmuar se nga keqmenaxhimi po vuajnë pacientët. Bekteshi ka numëruar shumë shkelje.

“Mjekët me specializime të ndryshme thjesht nuk janë kompetentë për mjekim të pacientëve me sëmundje infektive – rrezikojnë pacientin, por edhe veten duke e rritë enorm numrin e punëtorëve shëndetësorë të infektuar. Me këtë ulet potenciali i shpërbemeve shëndetësore”, ka thënë ai.

Sipas Bekteshit, pandemia është aktuale dhe menaxhimi i saj gjithëpërfshirës është i domosdoshëm.

“Karakteristikat e virusit duhet t’i studiojë mikrobiologu. Sëmundjen, manifestimet e saj në individë i studion infektologu, ndërsa me parandalim të sëmundjes në popullatë merret epidemiologu. Mjekët tjerë duhet të përcjellin të dhënat aktuale dhe të kujdesen për të sëmurët që i kanë në mbikëqyrje. Pra, jo të gjithë duhet të dinë çdo gjë, ose të bëhen se dinë çdo gjë!”, thekson ai

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001