Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

Kamioni derdh aksidentalisht dheun mbi trupin e punonjësit në Kenia, kolegët bëjnë çmos për ta nxjerrë gjallë

Një burrë që ishte varrosur për së gjalli dhe kishte qëndruar i mbuluar për tre minuta, është shpëtuar në momentet e fundit nga kolegët e tij.

Ky punonjës nga Nairobi i Kenisë, ishte mbuluar me dhe kur kamioni po e shkarkonte në një vendpunishte dhe nuk ishte në dijeni se po derdhej në drejtim të tij.

Mirëpo kolegët e tij bën të pamundurën që ta nxjerrin sa më shpejtë të munden, me shpresën se ishte ende gjallë – ashtu edhe doli ai ende merrte frymë.

Madje njëri prej tyre e tërhiqte për këmbe që i kishte ngecur në dhe, e të tjerët po përdornin lopatat për t’ia gjetur më shpejtë edhe kokën.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq burrin pothuajse pa ndjenja që e nxjerrin, dhe pasi i japin ndihmën e parë dhe frymë artificiale, këndellet.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001