Infektuar: 105715|Shëruar: 96012|Vdekur: 2191

Kamenicë: Inspekcioni i mbyll shkollat, nxënësit e prindërit i hapin ato (VIDEO)

Komuna e Kamenicës ka vendosur që një ditë para fillimit të mësimit të përshpejtuar për disa fshatra, t’i mbyll shkollat me anë të një vendimi të Drejtorisë së Inspekcionit.

Në arsyetimin e publikuar thuhet se këto shkolla nuk i kanë plotësuar kushtet sanitare dhe nuk mund të shfrytëzohen, andaj mësimi do të mbahet në objektet e tjera të përcaktuara nga komuna, njofton Klan Kosova.

Nxënësit e Busavatës bashkë me prindërit e tyre kanë shqyer letrën e vendosur në derën e shkollës, ndërkaq vazhdojnë të mbesin të vendosur se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla tjera pos në fshatrat e tyre.

Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Arsimit, pa u lëshuar në detaje thanë se do të ndërmerren të gjitha veprimet që janë në kompetencat e tyre.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001